Një i ri francez është arrestuar pasi organizoi një komplotoi për të vrarë Presidentin francez, Emmanuel Macron gjatë paradës me Donald Trump në Ditën e Bastijës.

Komploti  i 23-vjeçarit, emri i të cilit nuk është bërë publik,  u zbulua kur ai u përpoq të blinte një kallashnikov në internet.

Sulmuesi është përpjekur të blejë një arme në një faqe që po monitorohej nga oficerët e inteligjencës. Kur policia e antiterrorizmit u paraqit në banesën e tij në periferi të Parisit, i iru i kërcënoi me një thikë kuzhine.

Prokuroria e kryeqytetit francez njoftoi se i arrestuari, një ekstremist i djathtë,  donte të vriste Macron, njerëzit me ngjyrë, arabët, hebrenjtë dhe homoseksualët.

I dyshuari planifikonte të sulmonte Macron në festimet e Ditës së Bastijës, më 14 korrik e cila kujton hyrjen në fortesën e Bastijës gjatë Revolucionit Francez të vitit 1789.

Në ditën kombëtare të Francës i ftuar i nderit i tij këtë vit do të jetë Presidenti Trump.

Në makinën e tij u gjetën armë të tjera. Të hënën u zbulua se personi në fjalë ishte dënuar me tri vite burg për mbështetje të terrorizmit dhe përhapjen e urrejtjes. Tashmë, ndaj tij janë ngritur akuza për vepra terroriste

Comments are closed.