Qyteti bregdetar i Vlorës u trondit mbrëmjen e sotme kur në drejtim të një 36-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash.

Sipas “balkanweb, i vdekur ka mbetur 36-vjeçari Renato Omeri, babai i 3 fëmijëve.

Këtë të fundit e kanë qëlluar me plumba teksa qëndronte jashtë ambienteve të një lokali.

Të riut i është dhënë ndihma e menjëhershme por s’ka mundur t’ju mbijetojë plumbave të marrë duke ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Autorët raportohet se u largojua në drejtim të Ujit të ftohtë pas ngjarjes.

Policia është në vendngjarje, ndërkohë që nuk ka një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Dyshohet se vrasja ka lidhje me një ngjarje tjetër kriminale të ndodhur dy vite më parë, në afërsi të portit të Durrësit, ku ka mbetur i vdekur nipi i viktimës, që jetonte pikërisht në pallatin ku sot në mbrëmje kanë ekzekutuar 36-vjeçari.