Vizita e delegacionit qeveritar të Maqedonisë në nivel të lartë në Bosnjë e Hercegovinë është fillimi i bashkëpunimit të paralajmëruar intensiv mes të dy shteteve dhe është në frymën e zhvillimit të bashkëpunimit rajonal të nevojshëm për integrime euroatlantike, vlerësuan kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryesuesi me Këshillin e ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq në takimin e sotëm në Sarajevë.

“Republika e Maqedonisë dhe Bosnja e Hercegovina sot në vepër e realizojnë obligimin e ndërmarrë për zhvillim të bashkëpunimit rajonal para Bashkimit Evropian”, theksoi kryeministri Zaev.

Në takim, siç kumtoi Shërbimi qeveritar, është konstatuar se të dy shtetet nuk kanë çështje të ndjeshme për zgjidhje dhe se marrëdhëniet bilaterale kanë rrugë të hapur për ardhmëri të mirë përmes vullnetit të shprehur politik për avancimin e bashkëpunimit.

Është vlerësuar se dokumentet për bashkëpunim në bujqësi dhe kulturë, që nënshkruhet sot, sjellin lehtësime për qytetarët në këto sfera.

Është theksuar se do të vijojnë edhe hapa në drejtim në njohjes reciproke të patent shoferëve, hyrje dhe dalje në shtete me letërnjoftime, hapje të linjës ajrore në relacionin Shkup – Sarajevë, që do të për rritjen e konsiderueshme të bashkëpunimit ekonomik dhe turizmit.

T mobile In article [4]

Kryeministri Zaev ka sqaruar se Qeveria fuqishëm është e përkushtuar në prioritetet urgjente reformuese, që duhet t’u sjellin jetë cilësore qytetarëve dhe ardhmëri stabile për shtetin.

“Plani 3-6-9 në për të cilin u obliguan dhe të gjitha këto hapa që i bëjmë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, presim ta shtyjnë Maqedoninë më intensivisht në rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s”, ka theksuar Zaev.

Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se multikulturizimi në Republikën e Maqedonisë dhe në BeH është treguar si përparësi sepse edhe vetë Bashkimi Evropian është familje e dallimeve të cilat së bashku zhvillohen dhe i zgjidhin çështjet e hapura në interes qytetar.

Në takim është theksuar se Republika e Maqedonisë dhe BeH kanë bashkëpunim të mirë ndërkombëtar dhe qëllimet strategjike të njëjta – anëtarësim në BE dhe NATO. Në këtë drejtim është shprehur gatishmëri e të dy shteteve të përqendrohet drejtë agjendat e shteteve të tyre dhe në nivel të rajonit me ç’ka do të konfirmojnë se Ballkani Perëndimor është pjesë nga BE-ja.

Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë janë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski dhe ministri i Angazhuar për Diasporën Edmond Ademi.

Global