Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia janë shembuj në korniza rajonale dhe evropiane se si mund të jetohet me pasurinë e dallimeve dhe të avancohet, nëse për atë ekziston vullnet politik për zhvillim të këtij interesi qytetar, konstatuan kryeusei me Këshillin e ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe kryeministri, Zoran Zaev në takimin e sotëm në Sarajevë.

Theksuan se qëllime strategjike të të dy shteteve janë Bashkimi Evropian dhe NATO-ja dhe se për atë qëllim nevojitet mbështetje e ndërsjelltë e vendeve nga rajoni, të cilat duhet të kahëzohen drejt zhvillimit të tyre, por edhe drejt zhvillimit euro-atlantik të rajonit. Në atë drejtim, si të rëndësishme i cekën respektimin e vlerave evropiane dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“E stabilizuam Republikën e Maqedonisë dhe e vendosëm drejt Bashkimit Evropian dhe drejt NATO-s. Me Planin reformues 3 – 6 – 9 hapim perspektivë për zgjidhjen e çështjeve kyçe shtetërore, me çka presim të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve, por edhe në kohë të shkurtë t’i hapim europerspektivat. Pritjet tona janë në vjeshtë heqja e kushtëzimit të rekomandimit, ndërkaq deri në raportin e ardhshëm të KE-së për Maqedoninë edhe datë për fillim të negociatave me BE-në”, tha kryeministri Zaev.

Shtoi se Qeveria është e orientuar të hapë perspektiva dhe në atë drejtim vendosë ura drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Historia është mundësi për të ardhme të përbashkët evropiane”, tha kryeministri Zaev.

Në takimin, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, janë përshëndetur politikat e kryeministrit Zaev dhe të Qevertisë së re. Deputeti Ferid Muhiq, i cili e shoqëron kryeministrin Zaev gjatë kësaj vizite, tha se Qeveria është barabartë e vendosur ndaj të gjitha bashkësive etnike, duke e përfshirë edhe bashkësinë boshnjake, dhe për këtë shkak qytetarët kanë motiv të veprojnë së bashku ndaj problemeve të përbashkëta dhe zgidhjeve që i lidhin.

Заев Звиздиќ

Kryesuesi me Këshillin e ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zvizdiq tha se BeH ka përparim serioz në energjetikën, infrastrukturën, bujqësinë, turizmin dhe se për këtë shkak ekziston interes për bashkëpunim me Maqedoninë. Bashkarisht u konstatua se janë krijjuar kushte për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, për çka është arritur marrëveshje për organizimin e biznes forumeve në të dy vendet.

Kryeministri Zaev dhe kryesuesi i BeH-së, Zvizdiq në këtë moment marrin pjesë në manifestimin e rëndësishëm për biznesin në Evropën juglindore dhe të mesme, “Më menaxheri dhe më kompania për vitin 2017”, ku kryeministri Zaev është mysafir nderi dhe do të ketë fjalim.