Deputetët do të veprojnë në mënyrë që prokurori publik të shkarkohet para zgjedhjeve lokale, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

“Unë pres që edhe para pushimit vjetor deputetët ta bëjnë këtë, pasi ndyshe do të ishte banale. Procedurat janë të qarta dhe kam besim në efikasitetin e Parlamentin, pasi efektiviteti i Parlamentit do ta lëvizë Maqedoninë përpara”, tha mes tjerash Zaev.

Ai foli edhe për aspiratat e Maqedonisë, duke thënë se shteti e ka vendin në organizatat evropiane. Ai tha se do të tentojë që t’i përmirësojë marrëdhëniet me të gjithë fqinjët. Këto deklarata Zaev i bëri gjatë pjesëmarrjes në ditët e hapura të trajnimeve të përbashkëta të ARM-së dhe forcave amerikane.