Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Finlandës, Perti Ikonen.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, ambasadori finlandez Ikonen ia uroi kryeministrit Zaev marrjen e detyrës kryetar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë , si dhe për kontributin e tij të madh në epilogun e qetë të krizës politike në Maqedoni dhe ndryshimet demokratike që janë në vijim.

Në takim është shprehur përkrahje për Planin 3-6-9 me të cilin Qeveria u obligua në prioritete urgjente reformuese, që i hapin perspektivat euro-atlantike të vendit.

“Qeveria është e përcaktuar ndaj politikave reformuese që duhet ta intensifikojnë procesin e integrimeve euroatlantike dhe ta përmirësojnë cilësinë e jetesë së qytetarëve përmes rritjes së ekonomisë. Po zhvillojmë politika inkluzive në realizimin e këtij procesi. I kemi përfshirë sektorin qytetar, opinionin ekspert, jemi të hapur edhe për mendimet e opozitës. Po ashtu jemi orientuar drejt bashkëpunimit më të madh me fqinjët, pasi vlerësojmë se bashkëpunimi  mirë fqinjësor mund t’i ndihmojë tërë rajonit që të lëviz përpara”, tha Zaev.

Në takimin u konstatua se integrimet e Maqedonisë në NATO dhe BE do të thonë edhe stabilitet më të madh dhe siguri edhe për shtetin tonë, por edhe për tërë Ballkanin.

T mobile In article [4]

Kryeministri Zaev dhe ambasadori Ikonen kanë biseduar edhe për mundësinë që Maqedonia të zbatojë përvoja arsimore finlandeze, si një nga më cilësoret në Evropë dhe botë. Po ashtu u arrit marrëveshje për rritje të bashkëpunimit në sferën e ekonomisë.

Ambasadori Ikonen kumtoi se Finlanda e përkrah zhvillimin demokratik të Maqedonisë dhe integrimet e shtetit në organizatat ndërkombëtare.

Global

Comments are closed.