Brukseli e riafirmoi mbështetjen për Qeverinë reformuese në Maqedoni, me vendet-anëtare të BE-së tani e sheh mundësinë për progres në vend dhe janë të gatshëm në mënyrë parimore dhe në në nivel ekspertësh t’i ndihmojnë procesit reformues, theksoi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar në takimin e sotëm me kryeministrin, Zoran Zaev.

Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në kontekst të mbështetjes së riafirmuar të Brukselit nga Qeveria është shprehur gatishmëri për ndryshime esenciale në shtet me qëllim të ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve, demorkatizimit të shoqërisë dhe hapjes së perspektivave euroatlantike të shtetit.

Zaev dhe Zhbogar kanë biseduar për reformat e ardhshme në pjesën e sistemit juridik, në pjesën e mediave dhe vendosjen e institucioneve shtetërore profesionale.

“Qeveria është e përcaktuar fuqishëm ndaj krijimit të kushteve për gjyqësi të pavarur, media objektive, institucione shtetërore efikase, qëllimi i së cilave janë vetëm nevojat e qytetarëve. Reformat për të cilat e morëm për sipër në Planin 3-6-9 dhe do të vazhdojmë t’i realizojmë në mënyrë inkluzive, me mundësi për involvimin e të gjithëve, individëve, grupeve, sektorit civil, opozitës. Me rëndësi të madhe është edhe mbështetja dhe ndihma të cilën e marrin prej miqve tanë nga Evropa, drejt së cilës synojmë si shtet”, ka thënë kryeministri Zaev.

“Në takim është përshëndetur hapi të cilin e ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Maqedonisë drejt marrëdhënieve të mira fqinje, në frymën e bashkëpunimit rajonal e cila hap perspektiva euro-atlantike, ndërsa me këtë edhe stabilitet dhe siguri për të gjithë rajonin”, thuhet në kumtesë.

T mobile In article [4]