Kam nderin t’ju ftoj dhe t’ju njoftoj për mbledhjen e dytë të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që do të mbahet më 14.07.2017 (e premte) në ora 12:30 në sallën “Boris Trajkovski” në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në rendin e ditës të mbledhjen është prezantimi i Planit reformues “3-6-9” të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe qëndrimet e partive politike për Planin.

Në këtë mbledhje fjalim do të mbajë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev dhe Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani si dhe Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi.

Gjithashtu, në lidhje me mbledhjen Ju informoj se fjalime do të mbajnë Tomisllav Tuntev nga LSDM-ja, Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE, Zekirija Ibrahimi nga BESA si dhe përfaqësues nga sektori joqeveritar.