LSDM nëpërmjet një komunikate ka reaguar për propozimin e VMRO-DPMNE për heqjen e taksës radiodifuzive, kur deri dje kjo parti e kundërshtonte fuqishëm programin tonë, ndërsa tani kërkon shfuqizimin e ligjit për taksën radiodifuzive, përcjell TetovaSot.

“Deri vetëm disa muaj më parë, VMRO-DPMNE gjatë fushatës për shfuqizimin e taksës radiodifuzive e konsideronte si një ” ide absurde dhe e palogjikshme të LSDM-së ” dhe sot jep propozimet hipokrite për të hequr tarifën radiodifuzive.

Qytetarët e njohin hipokrizinë e VMRO-DPMNE-së.

Ashtu si edhe në vitet e kaluara, edhe gjatë procesit të Përzhinos, VMRO-DPMNE fuqishëm e ka kundërshtuar kërkesat E LSDM-së, që Shërbimi publik të financohen nga buxheti, për të zvogëluar shpenzimet dhe për të parandaluar llogaritë e bllokuara të qytetarëve .

Nëse VMRO-DPMNE me të vërtetë kujdesen për nevojat e qytetarëve ka pasur kohë të gjatë që të shfuqizojë këtë tarifë, por në vend VMRO-DPMNE vazhdimisht ka injoruar kërkesat e qytetarëve dhe LSDM-së. Pra, sot VMRO-DPMNE në mënyrë të zbrazur provokon me propozimet që janë pjesë e qeverisë së re dhe i cili së shpejti do të realizohet.

Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja do të përmbush të gjitha premtimet e dhëna, duke përfshirë heqjen e taksës radiodifuzive. Të gjitha reformat, duke përfshirë edhe reformat në media do të kryhent me një qasje serioze, përmes debatit publik dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara”, thuhet në reagimin  e LSDM-së të pres-konferencës së Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe sot Kryeminstri Zoran Zaev në monferencën për shtyp, tha se taksa radi-difuzive do të hiqet ka fillimi i muajit tetor.

 

“Unë shpresoj se në buxhetin e rishikuar do të gjenjmë burime në mos më shumë të paktën në tremujorin e fundit të hiqet tarifa radio-difuzive. Qëllimi ynë është të paktën në fillim të shtatorit ose fillim të tetorit të hiqet taksa, tha Zaev, duke shtuar se detyra e tyre është për t’i gjetur paratë dhe për të garantuar pavarësinë financiare të RTVM./TetovaSot/