Integrimet e Maqedonisë në NATO nuk do të thonë vetëm siguri, por edhe zhvillim ekonomik të vendit, si dhe jetë cilësore për qytetarët, tha kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me drejtoreshën për Ballkan Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe Fiona Mek Ilvam.

Qeveria, theksoi Zaev, është e orientuar drejt realizimit efikas dhe cilësor të reformave përmes Planit 3-6-9 që duhet t’i hapë, tha, perspektivat për qytetarët dhe për shtetin.

“Tanimë janë realizuar një e treta e reformave të parapara në tre muajt e parë. Një pjesë e madhe e tyre janë të lidhura me vullnetin politik, ndërsa Qeveria është e përcaktuar që ta sigurojë. Për këtë qëllim jemi të përkushtuar në procesin ikluziv. Qëllimi ynë është ndërtimi i institucioneve të pavarura dhe shtet juridik përmes gjyqësisë profesionale. Ndërtojmë marrëdhënie të mira me fqinjët, siç është Marrëveshja vijuese që do ta nënshkruajmë me Bullgarinë për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Shpresojmë se me gjithë këtë do të lëvizim në drejtim të shpejtë dhe të mirë”, theksoi kryeministri.

Global

Mek Ilvam e konfirmoi mbështetjen nga Britania e Madhe për Qeverinë reformuese të Maqedonisë dhe për interesat strategjike të shtetit për anëtarësim në NATO dhe BE.

Në takim është konstatuar edhe se bashkësia ndërkombëtare me prirje shikon ndaj ndryshimeve pozitive në Maqedoni, prej të cilëve do të ketë rezultate, siç u theksua, edhe qytetarët e Maqedonisë dhe shteti në aspiratat euroatlantike.

T mobile In article [4]

Zaev dhe përfaqësuesja e lartë britanike biseduan edhe për mundësinë për intensifikim të bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe.

Në takimin në Qeveri morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, si dhe ambasadori britanik në vend Çarls Garet.