Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se çështja e rregullimit me ligj të kërkesave të homoseksualëve do të bëhet pasi kjo çështje për një kohë të debatohet në publik. Televizioni SHENJA ia parashtroi pyetje për këtë çështje kreut të Ekzekutivit gjatë konferencës për gazetarë, ndërsa ky i fundit deklaroi se fillimisht do të shihen reagimet e opinionit pastaj do të vendoset. Ai përmendi se për këtë çështje do të merren edhe vlerësimet e ekspertëve.

https://www.youtube.com/watch?v=cE1e_-OOz74&feature=youtu.be