Rikapitalizimi i Bankës së Maqedonisë për Mbështetje të Zhvillimit (BMMZH) me qëllim të stimulimit të eksportit, ndarje të tenderëve për investime kapitale të fluturimeve që një numër sa më i madh i kompanive vendore të paraqiten, përfshijnë dhe marrin pjesë, si dhe vendosje të mekanizmit për kthim automatik të TVSH-së pa kurrfarë ndikimi të ministrit të Financave, janë tre masat e reja që i kumtoi sot kryeministri Zoran Zaev në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Zaev para biznesmenëve paralajmëroi edhe realizim të 90 milionë eurosh ose një për qind nga BPV-ja vjetore në zhvillim të barabartë rajonal, kushte të njëjta për investitorët e huaj dhe vendor dhe racionalizim të administratës. Nesër, madje, para Qeverisë, tha, është strategjia e re për tatim personal të fitimit i cili parashikon digjitalizim të pagesës, ndërsa duhet të përgatitet deri në fund të vitit.

“Supozimi është se tatimi personal i fitimit mblidhet në gjysmë. Nëse mblidhen 150 milionë euro në vit, duhet të mblidhen 300 milionë euro. Shkallën nuk do ta rrisim, mbetet e njëjtë, e as që do të ndryshojnë parimet e pagesës së saj, vetëm se do të ketë digjitalizim. Nuk do të presim që të paraqitet nga qytetarët. Shteti do ta ketë kontrollin dhe do ta lëshojë llogarinë tatimore”, shpjegoi Zaev.

Sipas kryeministrit, shteti nga TVSH-ja në vit inkason pothuajse një miliardë euro, ndërsa mundet edhe më shumë se 1,2 miliardë. Të paguara sipas bazës së TVSH-së janë 300 milionë euro.

“Treqind milionë euro nuk janë investime kapitale në vit në shtet. Projektohen në 350 milionë, shpenzohen 150 deri në 180 milionë euro. Treqind milionë euro ka TVSH të papaguar në shtet dhe atë duhet ta mbledhim. Evazion ka edhe në procedurat doganore, dhe këtë pjesë kemi për qëllim ta rregullojmë”, theksoi Zaev dhe i porositi afaristët që të jenë të zëshëm për gjërat të cilat, siç theksoi, vetëm shushurisen.

T mobile In article [4]

Sipas bazës së kthimit të TVSH-së, madje, përfundimisht me qershorin, shteti, informoi Zaev, i ka shlyer të gjithë borxhet dhe këtë e publikoi publikisht, ndërsa momentalisht arka është e zbrazët.

“Deri më 25 qershor e kthyem gjithë TVSH-në ose gjithsej 2,4 miliardë denarë që është 40 milionë euro. Por, pastaj u zbrazën llogaritë në shtet. Qëllimi ynë është që ta stabilizojmë shumë shpejtë Buxhetin dhe deri në vjeshtë të vendosim mekanizëm të ri – ministri i Financave më të mos vendosë për kthim të TVSH-së, por vetëm ta ndjek, të jetë mbikëqyrës. Siç arrin TVSH-ja, arka vetë, sipas automatizmit ta zbrazë”, potencoi kryetari i Qeverisë.

Lidhur me rikapitalizimin e BMMZH-së theksoi se ideja është që të mundësohet që banka të ndihmojë çdoherë kur firmat që dëshirojnë të furnizojnë pajisje, të ndërtojnë hallë për prodhimtari dhe të ekipohen për eksport, nuk kanë se çka të vendosin nën hipotekë. Për këtë, theksoi Zaev, ka shembuj të shkëlqyeshëm në rajon, në Slloveni dhe Kroaci.

Për Vizbegun, që anëtaret e OEMVP-së e theksuan si një nga problemet më të mëdhenj për shkak të mungesës së infrastrukturës, kryeministri theksoi se një pjesë më e madhe e komunave janë kompetente për zonat ekonomike.

Përveç kryeministrit Zaev, në takimin në OEMVP ishin edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev i cili i përsëriti politikat kyçe ekonomike të Qeverisë dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili u përqendrua në mbështetjen e investimeve nga diaspora dhe paralajmëroi 10 milionë denarë të reja me ribalancin e Buxhetit për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Biznesmenët u ankuan për zbatimin selektues të ligjeve dhe të kthimit jo në kohë të TVSH-së. Propozuan që shteti të jetë transparent nëse ka vështirësi gjatë kthimit të borxheve ndaj ekonomisë që kompanitë të munden këtë ta marrin parasysh dhe të planifikojnë. Gjithashtu sugjeruan, shërbimet të kenë evidencë të saktë se cili tatimpagues është në parapagesë, e kush ka borxh.

Global