Çdo investitor në Maqedoni, vendas ose i huaj, i cili do të fillojë investimet Greenfield, do të ketë kushte të njëjta që deri më tani i kanë pasur investitorët e huaj, njoftoi kryeministri Zoran Zaev.

Maqedonia nuk ka braktisur politikën e tërheqjes së investimeve të huaja, por i ka barazuar kushtet për investitorët vendas me ata të huaj, tha Zaev.

“Çdo investitor në vend, qoftë vendas ose të huaj, që do të fillojë investimet greenfield, përkatësisht do të themelojë investime, do të marrë të njëjtat përfitime që deri më tani ka pasur për investimet e huaja. Kjo do të thotë lehtësime nga tatimi mbi të ardhurat personale, përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat, duke mbështetur ndërtimin e infrastrukturës, vende me kosto të ulët, por edhe ndihmë direkte të shtetit, një mijë euro për punonjës. Pra do të ketë kriterium për ndihmën shtetërore. Kjo do të thonë, nëse numri i vendeve të punës është më i madh, më e madhe do të jetë edhe ndihma shtetërore. Kriteret e dytë do të jetë edhe mbrojtja e mjedisit nga ana e projektit të investitorit. Një kriter i tretë do të jetë lidhja me kompanitë vendase në drejtim të përvetësimit të burimeve të prodhimit dhe shërbimeve si dhe një sërë kriteresh tjera “, ka thënë Zaev.