Kryeministri Zoran Zaev dhe anëtarët e delegacionit qeveritar të Maqedonisë të cilët qëndrojnë për vizitë dyditore në Bosnjë e Hercegovinë, sot në Sarajevë do të realizojnë më shumë takime me përfaqësues të lartë të Këshillit të ministrave dhe Dhomës përfaqësues të Asamblesë Parlamentare, si dhe me Presidencën e BeH dhe me liderë të partive të caktuara politike.

Pas takimit me përfaqësues të Këshillit të ministrave të BeH, janë planifikuar deklarata të kryeministrit Zaev dhe kryesuesit me Këshillin e ministrave të BeH Denis Zvizdiq.

Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë janë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski dhe ministri i Angazhuar për Diasporën Edmond Ademi.

Në suaza të vizitës është paraparë të nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë dhe Ministrisë të Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BE-së, si dhe nënshkrim i Programit për bashkëpunim kulturor mes Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve Civile në BeH.

Sipas agjendës është paraparë pasdite në Rotmile kryeministri i Maqedonisë së bashku me kryetarin e Këshillit të ministrave të BeH të vendos lule në memorialin e presidentit të Maqedonisë të vdekur tragjikisht  Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit të tij.

T mobile In article [4]

Në orët e mbrëmjes kryeministri Zaev me Zvizdiq do të marrin pjesë në Mostar në manifestimin “Mostari nuk i harron miqtë” ku do t’i dorëzohet çmimi “Mostar Peace Connection” dhe do të nënshkruhet dokumenti “Mostari në hartën e paqes”.