Kryeministri Zoran Zaev, e quajti dyfytyrësi kërkesën e opozitës që të propozoj kryeprokurorin ardhshëm që do ta trashëgoj Marko Zvërlevskin.

LSDM i bën thirrje VMRO DPMNE-së, që së pari ta pastrojë me krimet e qeverisjes së kaluar e pastaj mund të diskutohet për propozimin e tyre.

Por nga partia në pushtet thonë që për çdo reformë që është e rëndësishme për qytetarët, do të kërkojnë përkrahjen e të gjithë aktorëve politik në vend.