Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë është fuqimisht e përcaktuar për avancimin e marrëdhënieve midis vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe konsideron se ka nevojë të madhe nga formimi i një kornize për arritjen e këtij qëllimi, për reforma dhe për avancim të fokusuar dhe të përshpejtuar reformues, theksoi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në fjalimin në takimin e shefave të vendeve dhe qeverive në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste.

Kjo sipas tij, e trason eurointegrimin e rajonit, ndërsa pajtimi me standardet e BE-së nënkupton edhe arritje të një cilësie të jetesës në vendet e rajonit, që do t’i  bëjë qytetarët e tyre më të qetë, më të sigurt dhe më të lumtur.

Ai theksoi se ka vullnet politik tek Qeveria e Maqedonisë që ta përkrahë dhe pranojë Axhendën për lidhje të rajonit, që nënkupton mundësi për avancim të Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor.

“Lidhja nuk është vetëm çështje politike. Marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk janë vetëm çështje  e kulturës politike. Ato janë domosdoshmëri. Ato janë ura drejt Evropës dhe botës. Ato nënkuptojnë edhe përfitime konkrete në cilësinë e jetesës të qytetarëve tanë”  tha kryeministri i Maqedonisë.

Lidhja hekurudhore me Bullgarinë, sipas Zaevit, është shembull se sa seriozisht e shikon Maqedonia Axhendën e lidhjeve në rajon. Qeveria e Maqedonisë, thotë Zaev, është e përkushtuar edhe në reformat në sektorin energjitik, me qëllim që të realizojë pjesën e saj drejt detyrimeve nga Marrëveshja për themelimin e komunitetit energjitik për Evropën Juglindore.

Integrimet, shtoi kryeministri i Maqedonisë, hapin rrugë për fushën rajonale ekonomike që do të kontribuojë në lehtësimin edhe në marrëdhëniet tregtare, investimet, mobilitetin, integrimin dixhital, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe stabilitetit ekonomik për qytetarët.

Lidhur me  çështjen e sigurisë, Zaev theksoi se Maqedonia mbetet një partner i fuqishëm në ballafaqimin me sfidat në luftën kundër terrorizmit, emigrimit ilegal dhe radikalizimit.