Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë çështje të hapura dhe marrëdhëniet bilaterale zhvillohen në linjë rritëse në të gjitha sferat. Të dy shtetet dërgojnë porosi të fuqishme për bashkëpunim rajonal.

Ky është vlerësimi i kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryetarit të Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës Denis Zvezdiq të dhënë në konferencën e përbashkët për media pas takimit të tyre të sotëm në Sarajevë.

Të dy kanë shprehur kënaqësinë nga gatishmëria të bashkëpunojnë në planin rajonal si bazë për realizimin e qëllimit të përbashkët strategjik të të dy vendeve, anëtare në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev ka theksuar se sot nga Sarajeva është dërguar porosi e fuqishme se BeH dhe Maqedonia kanë filluar bashkëpunim rajonal të konfirmuar në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste dhe se e tregojnë në vepër me nënshkrimin e memorandumit konkret dhe marrëveshjeve të cilat kanë rëndësi për qytetarët e të dy vendeve.

Zaev dhe Zvezdiq kanë theksuar se qëndrim i përbashkët i të dy vendeve është se kanë shumë ngjashmëri që i lidhin dhe se kjo është edhe një përparësi më shumë në thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe mundësi për këmbimin e përvojave.

T mobile In article [4]

“Ne jemi dy vende që besojnë se pasuri e madhe dhe përparësi janë multi-etniteti, multi-religjioni dhe multi-kulturalizimi ynë dhe se kjo pasuri paraqet përparësi serioze në avancimin tonë në zhvillimin e përgjithshëm të cilin e planifikojmë për vendet tona. Besoj se barazia mes dallimeve është themel i Bashkimit Evropian  se së bashku do ta avancojmë. Porosia që dua ta dërgoj prej këtu nga Sarajeva është se vjen koha kur politikani prej një etniteti do të luftojë për avancimin e të drejtës së qytetarëve nga etniteti tjetër. Kjo është ardhmëria të cilën rajoni ynë multietnik duhet ta ketë dhe ta kultivojë”, ka theksuar Zaev.

Të dy kanë shprehur kënaqësi nga mundësia sërish të shihen kur delegacion qeveritar i BeH do ta vizitojë Maqedoninë dhe kur mund të konfirmohet realizimi i nismave të dakorduara qeveritare, siç është lehtësimi punës doganore mes të dy vendeve vendosja  e korridoreve të lehta komunikuese-transportuese, përfshirë edhe linjën e drejtpërdrejtë ajrore mes Sarajevës dhe Shkupit, njohja e ndërsjellë e patneshoferëve dhe projekte të tjera të dakorduara në këtë takim.

Të dy kanë dërguar porosi deri te qytetarë për vizita të ndërsjella të Maqedonisë dhe në BeH.

Në suaza të vizitës është nënshkruar Memorandum për mirëkuptim mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë dhe Ministrisë të Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BE-së, si dhe nënshkrim i Programit për bashkëpunim kulturor mes Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve Civile në BeH.

Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë janë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski dhe ministri i Angazhuar për Diasporën Edmond Ademi.

Pasdite në Rotmile kryeministri i Maqedonisë së bashku me kryetarin e Këshillit të ministrave të BeH të vendos lule në memorialin e presidentit të Maqedonisë të vdekur tragjikisht  Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit të tij.

Në orët e mbrëmjes kryeministri Zaev me Zvizdiq do të marrin pjesë në Mostar në manifestimin “Mostari nuk i harron miqtë” ku do t’i dorëzohet çmimi “Mostar Peace Connection” dhe do të nënshkruhet dokumenti “Mostari në hartën e paqes”

Global