Barazim të të gjitha kushteve për punën e kompanive vendore dhe të huaja në funksion të mbështetjes dhe ndihmës së ekonomisë vendore, paralajmëroi sot kryeministri, Zoran Zaev gjatë vizitës së fabrikës “Sanos” në Shkup me rastin e dërgesës së një kontingjenti prej pesë autobusëve turistik të klasit të lartë nga Kazakistani.
“Dëshiroj të shpreh respekt ndaj kompanisë, por para se të përulem para punëtorëve të cilët në këtë kohë të rëndë me këtë traditë të madhe të fabrikës, kanë qëndruar dhe kanë krijuar vepra të shkëlqyera me të cilat unë dhe besoj e gjithë Maqedonia krenohet. Këta autobusë janë të gatshëm të nisen në rrugë duke e prezentuar Maqedoninë tonë dhe dëshiroj ta hapin rrugën e eksporteve të tilla të reja të produkteve vendore”, tha Zaev.
Kryeministri porositi se edhe krahas gjithë këtij aranzhimi që e ka Sanos me Kazakistanin për më shumë se 70 autobusë, Qeveria e RM-së do të japë ndihmë dhe mbështetje në ambiciet e kompanisë që ta rrisin prodhimin.
Pronari i fabrikës, Sllave Raspashkuvski iu falënderua Zaevit për, siç tha, vizitën historike të një kryeministri të Maqedonisë në këtë fabrikë të cilën asnjë kryetar i Qeverisë së Maqedonisë nuk e ka vizituar.
Ai propozoi që Qeveria t’u japë mbështetje transportuesve privat me çka do të hapej hapësirë Sanos të përpunojë autobusë të Maqedonisë për qytetarët tanë.
Vlera e marrëveshjes është në lartësi prej 800 mijë euro, ndërsa autobusët janë prodhuar në fabrikën në Shkup, me agregatë të vendosur të kompanisë gjermane MAN.