Kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH, Denis Zvizdiq mbrëmë në Mostar kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev ia dorëzoi çmimin “Mostar Peace Connection” si falënderim për kontributin për vendosjen e bashkëpunimit rajonal.

Në solemnitet “Mostra nuk i harron miqtë e vet 2017” me rastin e 13-vjetorit të ripërtëritjes së Urës së vjetër në Mostar, kryeministri Zaev e nënshkroi Kartën për paqe.

Zaev shprehu falënderim për çmimin dhe theksoi se është nder i madh për të që e nënshkroi Kartën e Mostarit për paqe. Ura e vjetër në Mostar, shtoi Zaev, paraqet simbol të paqes, të bashkëpunimit midis religjioneve dhe ndëretnik si dhe të bashkëpunimit në rajon.

“E kaluara ishte e vrazhdë për të gjithë ne, por e di se prej saj të gjithë nxorëm leksione. Më vjen mirë që ka liderë në rajonin tonë të cilët shohin drejt së ardhmes, dinë ta shtrijnë dorën dhe se bashkëpunojnë pasi që vetëm puna e përbashkët mund të jetë garanci për të ardhmen më të mirë të popujve tanë”, tha Zaev.

Zvizdiq, nga ana tjetër, theksoi se Mostari me shekuj paraqet vend të takimit të njerëzve me religjione dhe pikëpamje të ndryshme në botë.

T mobile In article [4]

Fituesit e sivjetmë të çmimit “Mostar Peace Connection” janë edhe Robert Gilbard, diplomat amerikan dhe ish-deputet i presidentit Bill Klinton për Ballkanin, Kristian Portman, ish-drejtor i Bankës Botërore i cili ndihmoi në ripërtëritjen e Urës së Mostarit, si dhe Xheremi Braun, gazetar i Bi-Bi-Si, ndërsa pas vdekjes edhe Robert Frovik dhe Taduesh Mazovjecki.

Me nënshkrimin dhe pranimin e Kartës, kryeministri i Maqedonisë dhe Delegacioni qeveritar e përfunduan vizitën dyditore të Bosnjë e Hercegovinës dhe serisë së takimeve me përfaqësuesit më të lartë të këtij vendi.

Zaev dje pasdite në shoqëri të Denis Zvizdiq e ka vizituar dhe vendosi lule në përmendoren përkujtimore në Rotmilje ku jetën e humbi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski.

“Presidenti Boris Trajkovski ishte paqedashës. Jemi këtu që të shprehim nderime ndaj asaj që ai angazhohej, ndërsa ajo është paqja, respektimi i ndërsjellë, bashkëpunimi dhje stabiliteti, të cilin të gjithë e dëshirojnë. Ky është edhe mesazhi të cilin e dërgojmë me praninë tonë të përbashkët këtu, ato janë vlerat pas së cilave qëndrojmë ne”, tha kryeministri Zaev, në deklaratën për mediat.

Kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq porositi se së bashku me kryeministrin Zaev dërgojnë mesazh të rëndësishëm për rajonin.

Në përmendoren përkujtimore për nderim të presidentit që e humbi jetën, Boris Trajkovski në Rotmilje, lule vendosën edhe ministrat e delegacionit të Maqedonisë, i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski dhe ministri i angazhuar për Diasporën Edmond Ademi.

Global