Samiti në Trieste është me të vërtetë një ngjarje e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, sepse flet për perspektivat e tërë rajonit për Ballkanin Perëndimor ndaj Bashkimit Evropian, por edhe për lidhjen rajonale të tërë këtij rajoni, vlerësoi kryeministri Zoran Zaev i cili e kryeson delegacionin qeveritar të samitit të “BE – Ballkani Perëndimor” që sot mbahet në Trieste.

Siç transmeton pres-shërbimi qeveritar, kryeministri është i kënaqur nga takimet të cilët mbahen sepse, sipas tij, ata lënë përshtypje serioze se ka perspektivë të shkëlqyer evropiane për Republikën e Maqedonisë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se porositë për transparencë për bashkëpunim do të mundësojnë përparim të atij procesi.

“Takimet jo vetëm që do ta rrisin komunikimin, lidhjen, transportin, bashkëpunimin, ekonominë midis të gjitha këtyre vendeve, unë besoj se do të dërgojnë sinjal shtesë të fuqishëm ndaj institucioneve evropiane, fokusi i Evropës gjithnjë e më shumë të orientohet ndaj vetë rajonit, duke e mbështetur vetë rajonin, që me të vërtetë vlera e përgjithshme ekonomike, kualitative të tërë rajonit, të afrohen ndaj vlerave të cilat Ballkani Perëndimor i njeh”, ka thënë Zaev, duke shtuar se vetëm në atë mënyrë do të përshpejtohen të gjitha proceset ndaj integrimit të plotë të Republikës së Maqedonisë ndaj Unionit.

Në pyetjen nëse ka diçka konkrete për Korridorin 8 dhe për vlerën për këtë projekt infrastrukturor, Zaev u përgjigj se do të lërë që të publikohen shifrat e sakta në fund të samitit.

“Por, Maqedonia është fituese e madhe nga ky samit. Proceset që sot duhet të publikohen si rezultat në pjesën e mbështetjes konkrete për ndërtimin e infrastrukturës, janë shumë të rëndësishme për perspektivat e ardhshme ekonomike dhe para së gjithash gjithëpërfshirëse të lidhjes së Republikës së Maqedonisë në rajon dhe në Evropë”, ka theksuar kryeministri Zaev në Trieste.