Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite në konferencën për shtyp në Qeveri (15:00) do ta informojë opinionin për tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë, që ishte miratuar në mbledhjen e djeshme qeveritare.

Në konferencën për shtyp do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Qeveria në mbledhjen e djeshme e pranoi Raportin për negociatat e kryera dhe tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Qeveria solli vendim me të cilin përcaktohet kryeministri Zoran Zaev ta nënshkruajë Marrëveshjen.

T mobile In article [4]