Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska sot do të realizojnë vizitë pune në Shtip.

Zaev, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar do t’i vizitojë fabrikat për prodhim të tekstilit “Modena dhe Milano” dhe “Grand Teks” dhe do të bisedojë me punëtorët dhe menaxhmentin e kompanive.

Pas përfundimit të këtyre takimeve kryeministri Zaev do të ketë mbledhje pune me anëtarët e sindikatave dhe shoqatave të punëtorëve.

Global