Kryeministri Zoran Zaev pas Samitit për Ballkanin Perëndimor mbrëmë në Trieste ka pasur takim bilateral me kryeministrat e Sllovenisë Miro Cerar në të cilin, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Cerar ka vlerësuar se Zaevi po zhvillon politika të guximshme dhe të mençura të cilat çojnë drejt integrimeve të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Qeveria punon në Planin ambicioz reformues 3-6-9, i cili është i rëndësishëm për procesin eurointegrues, por gjithashtu edhe për stabilizim ekonomik të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe të shtetit. Jemi përkushtuar edhe në ndërtimin e marrëdhënie të qarta dhe të dukshme, të sinqerta dhe të mira fqinjësore, sepse vetëm përmes bashkëpunimit miqësor rajonal, shtetet e rajonit do të trajtohen si parterë serioz nga bashkësia ndërkombëtare. BE-ja dhe NATO-ja e njohin vullnetin e mirë të Maqedonisë dhe të vendeve të fqinjësisë dhe kjo klimë pozitive e besimit duhet të arsyetohet, në dobi të perspektivave të mira për qytetarët tanë”; ka thënë kryeministri Zaev.

Заев и Церар 2

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Sllovenisë kanë dakorduar thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat, veçanërisht në ekonomi. Ka harmonizim që të organizohet takim në nivel të kryeministrave me përfaqësuesit e biznes-bashkësive në dy vendet, me qëllim që në mënyrë shtesë të nxiten kompanitë se ekzistojnë kushte për bashkëpunim më intensiv ekonomik dhe zhvillim i bizneseve.

“Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar kumtoi se Republika e Sllovenisë vazhdon fuqishëm ta mbështesë Maqedoninë në realizimin e qëllimeve strategjike eurointegruese. Kryeministri i Maqedonisë, Zaev u falënderua për miqësinë transparente, shumëvjeçare me Slloveninë dhe angazhimet e fuqishme të Republikës së Sllovenisë për t’i ndihmuar Maqedonisë në zhvillimin e proceseve demokratike dhe aspiratave për anëtarësim në BE dhe NATO”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.