Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot paradite u takua me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë, Martin Bezak.

Republika e Sllovakisë dhe Grupi i Varshavës, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, shprehin mbështetje të fuqishme për kryeministrin Zaev dhe Qeverinë e re reformuese në Maqedoni, si dhe për aspiratat euro-atlantike të vendit tonë.

Ambasadori sllovak ka thënë se vendi i tij dhe vendet e Grupit të Varshavës, janë të gatshme të ndihmojnë në të gjitha proceset dhe projektet e nevojshme, që duhet ta çojnë vendin përpara në integrimet euro-atlantike dhe të sigurojnë jetë cilësore për qytetarët në Maqedoni.

Kryeministri Zaev e ka njoftuar ambasadorin Bezak për vizitën e suksesshme në Trieste, prej ku përfaqësuesit e Qeverisë u kthyen në mbështetje të qartë prej liderëve botërorë, kryeministrave të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, për Republikën e Maqedonisë, në të cilën shihet kryesuese në zhvillimin rajonal.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mënyrë serioze është përkushtuar në prioritetet reformuese urgjente në të cilat u obliguam në kornizën tonë kohore ambicioze, Planin 3-6-9. Qëllimi ynë është në vjeshtë KE ta heq kushtëzimin e rekomandimit për negociata të Maqedonisë me BE-në, ndërsa sa më shpejtë të marrim edhe data për fillimin e negociatave. Këto reforma presim të kontribuojnë që të hapen edhe dyert e NATO-s dhe Maqedonia, pas Malit të Zi, të jetë anëtarja e radhës e Aleancës. Filluam me thellimin e marrëdhënieve të mira fqinje, që duhet t’i hapin perspektivat për Maqedoninë dhe për rajonin. Vizita në Trieste tregoi se Brukseli e njeh vendosmërinë, përgjegjësinë dhe pjekurinë me të cilat i udhëheqim politikat e brendshme dhe të jashtme dhe prandaj Qeveria fitoi mbështetje. Ne këtë e respektojmë dhe do ta arsyetojmë besimin”, ka theksuar kryeministri Zaev.

Dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për rëndësinë e Konventës nacionale për eurointegrime, që duhet të fillojë që të realizojë në Maqedoni nga tetori, me ç’rast është shprehur mbështetja e përbashkët.

Në takim janë shqyrtuar edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Sllovakisë në më shumë sfera, të rëndësishme për qytetarët e dy shteteve.