Zhvillimi i bashkëpunimit rajonal nuk mund të jetë zëvendësim por rrugë më e shpejtë për t’u anëtarësuar në BE, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë rajonale për TV N1 të dhënë gjatë vizitës së tij zyrtare në BeH.

“Të gjitha vendet perëndimore do ta na respektojnë nëse ne jemi të lidhur. Pasi që në këtë mënyrë bashkërisht më lehtë do t’i pushtojmë këto tregje. Këtu janë edhe fondet e BE-së prej të cilave më lehtë do të marrim mjete”, thotë Zaev duke iu përgjigjur pyetjes nëse beson në tezën se Brukseli dëshiron të krijojë një Jugosllavi të re, si zëvendësim për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.

Sipas tij, për progres të vendeve të rajonit problemi është tek politikanët, duke e theksuar si problem ruajtjen personale se në BeH, boshnjakët dhe kroatët bashkëpunojnë në biznes, sport, kulturë.

“Problemet vijnë prej politikanëve. Harrojmë t’i gëzohemi jetës. Duhet të jetojmë, ta kuptojmë se të gjithë jemi kalimtarë, si vijmë dhe ikim. BeH solli 3.000 vendime me konsensus, por e di se ka edhe probleme etnike. Por, le t’i tejkalojmë. Politikanë duhet të luftojnë për të drejtat e bashkësive të tjera etnike. Kështu do të kemi edhe progres në rajon, thekson kryeministri Zaev.

Duke folur edhe për përshpejtimin e rrugës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, si dhe për kontestin me Greqinë, Zaev thotë se Qeveria e re në krye të së cilës është ai, ka vendosur t’i zgjidh kontestet me të gjithë fqinjët.

T mobile In article [4]

“Tani janë të shkëlqyera marrëdhëniet me Bullgarinë dhe me Shqipërinë, madje edhe me Greqinë. Vendosëm me çdo çmim të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kërkojmë ndihmë që të gjejmë mënyrë që Maqedonia të afrohet në BE. E morëm statusin e kandidatit në vitin 2015 dhe që atëherë qëndrojmë. Edhe Greqia do të ketë dobi prej asaj që Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së”, thtotë kryeministri Zaev.

Ai thekson se i kanë tejkaluar të gjitha mospajtimet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe se ka pasur takim të mirë bilateral edhe me kryetaren e re të Qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabiq.