Robbie Williams, një ndër emrat e njohur të muzikës angleze ka shokuar të gjithë ndjekësit e tij kur u shfaq nudo në kopertinën e albumit të ri ‘Under The Radar Volume 2.’

I shfaqur me kurriz, ai qëndron i varur në një pemë të madhe ndërsa është krejtësisht i zhveshur.

Në një video të publikuar në Youtube, ai thotë se këngët e këtij albumi e bëjnë të ndihet krenar dhe i fton të gjithë ta porosisin online.

Ndërkohë, me 14 korrik do të performojë në stadiumin Bentegoli në Verona ku do vazhdojë të promovojë këngët e reja.

Dihet se Robbie njihet për muzikën e tij dhe është vlerësuar shpesh me çmime Brit.