Skuadra e Chelseat e ka mposhtur rivalin londinez, Arsenal 3 me 0 në një miqësore të zhvilluar në Kinë.

Por, gjatë pjesës së parë anësori spanjoll Pedro pati një duel të ashpër me portierin e “Topçinjve” Ospina.

Ylli i Bluve të Londrës, pasi mori goditjen kishte edhe gjakderdhje të shumta.

Pas përfundimit të ndeshjes, Antonio Conte e konfirmoi se Pedro është dërguar në spital duke shpresuar se do të bëhet mirë.

T mobile In article [4]