Wayne Rooney pranë rikthimit në shtëpi. Pas 13 sezonesh te Manchester United, sulmuesi i “Djajve të Kuq” është pranë rikthimit në bazë, tek Everton, skuadër në të cilën hodhi hapat e tij të parë si futbolist profesionist, në vitin e largët 1996.
Tashmë duket se çdo gjë është drejt fundit. Rooney me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën “Old Trafold”, për t’u rikthyer që të luajë aty nga e nisi.
Duket se mes Everton dhe Manchester United është gjetur akordi, me vetë sulmuesit që e pëlqen idenë e transferimit.
Rooney do të luajë sërish në fushat ku ai ëndërronte që një ditë të bëhej një emër i rëndësishëm i botës së futbollit, objektiv të cilin ai e arriti.
Me fanellën e United, ka arritur të fitojë cdo trofe të mundshëm, duke regjistruar dhe një sërë rekordesh personale. 4 Kupa Lige, 5 tituj kampion në Premier League, 6 Community Shield, 1 Kupë Anglie dhe 1 Champions League.
Një tjetër sukes i sulmuesit janë dhe golat që ai ka shënuar me “Djajtë e Kuq”, 253 në total dhe kombëtaren angleze 53 rrjeta.
Everton shumë shpejt do të mirëpresë një ish, për tu bërë sërish pjesë e familjes.