Me tone të prera, ndihmës sekretari Amerikan, Hoyt Brian Yee, ka theksuar se Amerika nuk e ka ndryshuar politiken dhe as interesin e saj ndaj Ballkanit.

Në një interviste për gazetën greke Kathimerini ai përgjigjet prere, se kufijtë ne vendet e Ballkanit janë te përcaktuara dhe nuk përbejnë çështje për diskutim.

“Kufijtë e vendeve në Ballkan janë të përcaktuara qartë, te njohur ndërkombëtarisht dhe nuk janë objekt i kontestit. Ndryshimi në kufijtë e Ballkanit nuk do të kontribuonte për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. E kundërta, siç e dimë nga përvoja, përpjekjet për të ndryshuar zonën e kufirit mund të jenë shumë destabilizuese”, ka thënë ai.

Yee më tutje u ka bërë thirrje politikanëve të rajonit të përmbahen nga politika nxitëse  dhe ndarëse.

“Ne i bëjmë thirrje politikanëve në rajon që të përmbahen nga retorika nxitëse e ndarëse, dhe në vend të kësaj të përqendrohen në raportimin e reformave themelore politike dhe ekonomike të nevojshme për ecurinë e integrimit të tyre në institucionet euro-atlantike”. tha ai, përcjell Panorama.

Yee ka thënë se ai personalisht nuk është në dijeni për ndonjë përpjekje për ndryshimin e kufijve në rajon, por ka kërkuar që liderët e Ballkanit ta reduktojnë ndonjë tension etnik apo politik.

“Ne nuk e mbështesin riberje te hartës në Ballkanin Perëndimor dhe refuzojmë retorikën nacionaliste nga çdo burim. Unë nuk jam në dijeni të ndonjë përpjekje serioze për të ndryshuar kufijtë në rajon. Ne shpresojmë dhe presim që liderët e rajonit do të vazhdojë të kërkojë mundësi për të adresuar çështjet për të cilat ato kujdesen për qytetarët e tyre, të tilla si rritja ekonomike. Udhëheqësit duhet të punojnë së bashku për të reduktuar ndonjë tensionit etnik apo politik”- tha ai.