Këngëtari Egzon Arifi, i njohur si Xoni, nuk ka të ndalur, ai ka sjellë projektin e tij më të ri “Oj xhan”.

Këngëtari nga Tetova, këtë hit veror e këndon së bashku me këngëtarin e ri, Meli Sopa.

Deri sa të rinjtë i këndojnë dashurisë, ata kanë zgjedhur njërin nga qytetet shqiptare më të vjetra që t’i realizojnë xhirimet e klipit, Prizrenin, duke sjell para fansave të tyre pjesët më të bukura të qytetit, ku nuk ka mundur të anashkalohet as kalaja.

Xoni këngën më të suksesshme deri tani e  ka pasur “Je feju”.

“Oj xhan” është publikuar sot në You Tube, të cilën mund ta ndiqi: