Një grup i burrave të armatosur, për të cilët supozohet se janë pjesëtarë të grupit militant Al Shabab, sulmuan një stacion policor në pjesën juglindore të Kenias, kumtoi policia në Najrobi.

Incidenti ndodhi në qytetit detar Lamu, në afërsi të kufirit të Kenisë me Somalinë.

Forcat e përbashkëta të ushtrisë keniane dhe policisë kanë reaguar shpejtë ndaj sulmit, me ç’rast është zhvilluar konflikt disa orësh.

Sipas kumtesës policore, në përleshje janë shkatërruar pajisja dhe sistemi për lidhje komunikuese, por nuk ka informacione për të vdekur ose të lënduar gjatë konfliktit.

Xhihadistët e Al Shabab, të cilët zakonisht reagojnë shpejtë ndaj ngjarjeve të tilla, duke e pranuar përgjegjësinë për sulmin, kësaj radhe nuk dolën me kurrfarë kumtese.

Ekspertët e sigurisë druajnë se incidenti mund të jetë paralajmërim për sulm më të madh të xhihadistëve në rajonin kufitar.

Grupi Al Shabab, i cili insiston që të ndërmarrë kontrollin ndaj territorit të Somalisë dhe në Mogadishu të shpall shtet islamist mbi themelet e të drejtës së sheriatit, për disa vite është në luftë me forcat e armatosura keniane dhe policinë.

Ky grup militant i sulmon pjesëtarët e ushtrisë keniane jo vetëm në territorin somalez por edhe në brendi të Kenia, pasi ky vend e kryeson kontingjentin ushtarak të Unionit afrikan kundër Al Shabab.

Pjesëtarët e grupit kryejnë sulme terroriste në Somali por edhe në Kenia.