Përveçse janë të dyja moderatore mjaft të suksesshme programesh televizive, bionde dhe nëna fëmijësh duket se Xhemi Shehu dhe Alketa Vejsiu kanë edhe diçka tjetër të përbashkët.
Dy bukuroshet e ekranit kanë publikuar foto në rrjete sociale me bikini ku shohim se forma dhe ngjyra e tyre është identike.
Ndonëse kanë veshur bikini të njëjtë secilës i rri në mënyrë të përkryer. Për Vejsiun kujtojmë se është mjaft e rrallë të pozojë me bikini në rrjete sociale dhe kjo është një nga ato herët e rralla.