Ishtë e çuditshme por e vërtet. Një djalë i vogël i quajtur Muhamed është xhemat i rregullt i namazit të sabahut në xhaminë “Kapuçi Hamza” në Shkup. Xhemati i xhamisë së bashku me këshillin e xhamisë kur panë zellin e tij për namaz të sabahut, vendosën ti bëjnë një dhuratë modeste. Ata i kishin blerë një biçikletë dhe kur erdhi në namaz të sabahut ia dhanë si dhuratë.

Një gjest modest, por që ia vlen të përshëndetet. Një motivim i mirë për fëmijët. Allahu i shpërbleftë ideatorët dhe donatorët për këtë vepër fisnike. Në këtë xhami imam i xhamisë është hoxhë Rafet Zaimi.