Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, e ka komentuar deklaratën e anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj i cili nëpërmes një postimi në facebook ka thënë se një qeveri pa PDK-në, pa shkatërruesit e shtetit, e zhvatësit e pasurisë do t’i bënte mirë vendit dhe të ardhmes së tij.

I pyetur nga “Gazeta Blic” për këto deklarata të Selmanajt, Haliti ka thënë se shpreson që deputeti i zgjedhur në bazë të numrave të koalicionit, të jetë e ta njohë opinioni si politikan dhe të besueshëm, e jo si opinionist të paguar.

“Shpresoj që deputeti i zgjedhur në bazë të numrit të koalicionit të jetë, e  ta njohë opinioni si politikan të besueshëm për opinionin, për vlerësimet politike, jo si opinionist të paguar por si politikan, përfaqësues të besueshëm të popullit.”, ka thënë Haliti, shkruan Gazeta Blic.

Para pak orësh Driton Selmanaj nga LDK nëpërmes një postimi në facebook ka deklaruar se krejt çka i duhet tani vendit tonë, është që t’i kthehemi institucioneve dhe përgjegjësive shtetërore e kushtetuese, duke shtuar se një qeveri pa PDK-në do t’i bënte mirë vendit dhe të ardhmes së tij.

“Krejt çka i duhet tani vendit tonë, është që ti kthehemi institucioneve dhe përgjegjësive shtetërore e kushtetuese. Ta konstituojmë Kuvendin sa më shpejt që është e mundur, dhe më pas të ecim tutje në themelimin e qeverisë për ti dal në ballë sfidave të shtetit dhe problemeve që ballafaqohen qytetarët e Kosovës”.

Global