Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xhara, ka theksuar se ajo nesër në Policinë e Kosovës do të dorëzojë një numër të madh të kërcënimeve dhe linçimeve që kanë ardhur në adresë të saj.

Në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, Xharra ka thënë se është për t’u çuditur se si militantët e Lëvizjes Vetëvendosje përdorin këtë gjuhë.

“Gjuha fyese, linçimi dhe shamja që bëhen janë të tmerrshme. Kjo gjuhë ka nis me u përdor para se me dal unë në PDK”,

“Çfarëdo kundërargumenti që kanë për ato që i kemi thënë ne, janë të rrejshme. Nëse i kanë, qysh nesër le t’i iniciojnë procedura ligjore”, ka shtuar Xharra.