Arsenalit i është organizuar pritje madhështore nga tifozët e tyre në Kinë.
Skuadra nga Londra ka zgjedhur Shangain për të nisur turin përgatitor për sezonin e ri.

Lojtarët që kanë marrë zemrat e tifozëve, janë Granit Xhaka dhe sulmuesi i ardhur këtë verë, Alexandre Lacazette.

Për të dy këta, tifozët kanë përgatitur një baner special.