Xhaka është shprehur i lumtur me fitoren e parë në parasezon, teksa falënderoi tifozët për përkrahjen.

Arsenali e ka nisur me fitore turin parasezonal, duke e mposhtur 2:0 skuadrën e Sydney, shkruan Gazeta Express.

Per Mertesacker (4’) dhe Alexandre Lacazette (83’), shënuan për “Topçinjtë”, që kanë mbetur të befasuar me përkrahjen e tifozëve, në veçanti Granit Xhaka.

“Përkrahësit në Australi janë fantastik. Loja e parë, fitorja e parë, faleminderit gjithë tifozëve”, ka shkruar Xhaka nw Facebook.

Mesfushori shqiptar u inkuadrua në lojë në minutën e 68’të, duke luajtur për më shumë se 20 minuta.