Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot referoi për punën e Parlamentit prej 27 prillit e deri më tani, duke vlerësuar se kushtet janë në mënyrë drastike më pozitive sot.

“Deri më tani në kuadër të asaj që është normale për procedurën e rregulluar me Rregulloren të gjithë deputetët dhe të gjitha grupet e deputetëve sillen ashtu siç mund të vlerësohet si dinamikë normale e gjërave”, tha Xhaferi

Ai konfirmoi se më 2 gusht, në Ilinden, do të flasë në Krushevë në “Meçkin Kamen”. “Sipas planeve të trupit koordinues dhe vendimit të Kuvendit, është formuar këshilli organizativ për shënimin e 2 Gushtit, Ilindenit dhe sipas sistemit të rotacionit radha është që kryetari i Kuvendit të jetë i pranishëm në Krushevë dhe në këtë kontekst dëshiroj të njoftoj se kryetari i Parlamentit do të mbajë fjalim atje”, tha Xhaferi.

Zgjedhjet lokale do t’i shpallë më 6 gusht, ndërsa ato do të duhet të mbahen më 15 tetor. Për shkak të aktiviteteve në Parlament përkatësisht mbledhjes për ribalancin e Buxhetit dhe për ndërrimin e prokurorit publik Zvërlevski, deputetët do të jenë në pushim prej 8 deri më 25 gusht.

“Pas përfundimit të debatit të Komisionit për financim dhe buxhet deri në orën 24:00 hapet mundësia për konvokimin e seancës kuvendore që Buxheti të mund të punojë në seancë plenare në seancat që kanë mbetur në mesin e së cilave është edhe debati për shkarkimin e Zvërlevskit”, tha Xhaferi duke paralajmëruar se për nesër do të caktohet vazhdimi i kësaj seance, ndërsa në koordinim me grupet e deputetëve nëse arrihet marrëveshje Parlamenti mund të punojë edhe të shtunën edhe të dielën.

T mobile In article [4]

Sa i përket ligjit të gjuhëve, Xhaferi tha se më përkatëse është të priten njëqind ditët e Qeverisë dhe se përgjigja për atë se kur do të vihet në procedurë kuvendore duhet të kërkohet tek Qeveria.

Kryetari i Kuvendit tha se duke e pasur parasysh se tashmë është publikuar edhe Marrëveshja publike për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, vlerëson se nuk ka nevojë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme siç kërkoi opozita, por se megjithatë do të konsultohet me grupet e deputetëve.

Xhaferi në konferencë për shtyp foli fillimisht në gjuhën shqipe, e më pas në gjuhën maqedonase. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se për të nuk është provokim ajo që e ka shfrytëzuar të drejtën të flasë së pari në gjuhën shqipe. Nuk tha se në cilën gjuhë do të flasë në “Meçkin kamen” më 2 gusht.

“E drejta ime kushtetuese si deputet që të mund të flas në dy gjuhët zyrtare në Republikën e Maqedonisë nuk mund të interpretohet si provokim. Unë i respektova qytetarët dhe mediat dhe të mos keni nevojë për përkthim. Në këtë kontekst nuk është mirë të trajtohet si provokim, por ua lë qytetarëve që ta vlerësojnë. Unë nuk e konsideroj si provokim”, tha Xhaferi.

Për ruajtjen e rendit në sallën parlamentare gjatë seancave dhe vendosjen e vizatimeve, Xhaferi tha se është reagim për deputetët të cilët nuk i ndjekin fjalimet.

“Edhe krahas asaj që atje ka sinjale dhe mundësi zërimi për të treguar se është e nevojshme ta dëgjojnë njëri-tjetrin, atyre që nuk kuptojnë ndoshta maqedonisht, shqip, që nuk i kuptojnë mesazhet zanore dhe të zëshme, më mbetet vetëm me vizatime t’u tregoj se duhet të heshtin derisa kolegu tjetër i tyre qoftë i pozitës apo opozitës flet në foltore. Kjo është punë me të cilën jam i vetëdijshëm se do të ballafaqohem edhe më tej”, thotë Xhaferi.

Kryetari i Parlamentit njoftoi se në vijim është testimi i e-dritares gjegjësisht veglës për paraqitjen elektronike të qytetarëve për prani në seancën e parë në Kuvend pas pushimeve në shtator.