Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot është takuar me ambasadorin e Azejrbexhanit në Maqedoni, Faik Bagirov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi, siç kumton shërbimi i kuvendit për informim, ka shprehur kënaqësi për realizimin e takimit me përfaqësuesin Bagirov, me të cilin shtet janë vendosur raporte bilaterale që nga viti 1995.Në takim, poashtu është shprehur interes për kontakte të shpeshta bilaterale në të gjitha nivelet, përfshirë edhe në nivelin parlamentar, duke marrë parasysh faktin që në Kuvendin kombëtar të Azerbejxhanit është krijuar grup parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e RM-së.

Bagirov e ka uruar Xhaferin për zgjidhjen e tij si krykuvendar, njofton AIM.

Republika e Azerbejxhanit është ndër shtetet e para që e ka pranuar Maqedoninë nën emrin kushtetues dhe në vazhdimësi tregon mbështetje për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunim ekonomik.