Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi në fillim të seancës së sotme, nga pjesa e prapme e kompjuterit ka vendosur një fletë me mesazhin “Ju lutem për qetësi”, përcjell TetovaSot.

Me këtë lëvizje Xhaferi u përpoq për të të treguar që deputetët të respektojnë rregullat në sallë ku kjo erdhi pas një debati të gjatë ku deputetët për rendin e ditës kanë reaguar dhunshëm nga vendet e tyre, dhe nuk ndihmoi as edhe zilja e Xhaferit.

Diskutimet dhe zhurma në sallë filloi pasi Xhaferi e tërhoqi nga propozimi pikën për Buxhetin për shkak të vonesës së Ministrit të Financave Dragan Tevdovski.

Deputeti nga VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski kërkoi rendin e ditës të plotësohet me një artikull të ri – shqyrtimi i Marrëveshjes për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, e cila nuk u miratua.

Seanca do të filloj në ora 15./TetovaSot/