Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot pati takim me ambasadoren e Bosnjë e Hercegovinës, Lepa Babiq.

Gjatë takimit, siç theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar, Xhaferi ka theksuar se dy vendet së bashku mbështetet në rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe janë fuqishëm të përcaktuara përmes bashkëpunimit në të gjitha fushat – kulturë, arsim, siguri…, të vendosin kontribut të përbashkët ndaj integrimit të përbashkët në BE de lehtësimin e komunikimit të ndërsjellë në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Ambasadorja Babiq, qëndron në kumtesë, në takim, theks kryesor ka lënë në përmirësimin e bashkëpunimit parlamentar midis dy palëve dhe kthim të veçantë ka dhënë në rëndësinë e disa marrëveshjeve bilaterale midis Republikës së Maqedonisë dhe BeH-së, të cilat janë në fazë përfundimtare dhe të cilat do të kontribuojnë për përmirësimin dhe lehtësimin e komunikimit të ndërsjellë të dy vendeve, si dhe përmirësimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi theksoi se do të fokusohet në diplomacinë parlamentare dhe në këtë drejtim do të punohet që të forcohen komunikimet e drejtpërdrejta të bashkëpunimit në të gjitha nivelet, me çka do të kontribuohet në thellimin e marrëdhënieve të përgjithshme miqësore.

“Dy bashkëbiseduesit u pajtuan për nevojën nga komunikimi i drejtpërdrejtë dhe miqësor midis dy palëve dhe shfaqën shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksohet në kumtesë.