Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti e konsideron të paargumentuar dhe të paarsyeshëm peticionin e disa personave që kërkojnë të mos ndërtohet Xhamia e Madhe në Dardani për shkak të se objekti nuk i përshtatet kritereve urbanistike të lagjes.

“Peticioni kundër, është një hap i cili nuk ka asnjë arsye dhe argument të bazuar”, thotë Hamiti, në një përgjigje për Express.

Disa banorë të lagjes Dardania, një pjesë e tyre edhe të shoqërisë civile, nënshkruar një peticion, duke kërkuar nga Komuna e Prishtinës të mos e lëshojë lejen për Xhaminë. Kanë thënë se lagja ku parashihet të ndërtohet objekti fetar nuk i përshtatet kritereve urbanistike.

Por, Xhabir Hamiti thotë se kurrë nuk pajtohen të gjithë për çështjet e ndërtimit pasi varet edhe nga shihja personale.

“Është e kuptueshme se, perzgjidhjet arkitekturale nuk janë gjithmonë te pëlqyera nga te gjithë, e as qe shikohen me shijen e njëjte. Lulet, jo te gjithë i shohim dhe i përjetojmë njëjte. Xhamitë, si edhe faltoret tjera, nuk bene te ndërtohen për inati te askujt, por te shihen si plotësim i kërkesave te besimtareve, të cilët i takojnë një kulti te caktuar fetar”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ndërtimi i Xhamisë në qendër të Prishtinës është nevojë e komunitetit mysliman dhe këtë askush s’mund ta kontestojë.

“Unë, nuk arrije te kuptoje ketë zhurme te panevojshme sot. Nese plotësimi i kushteve urbanistike është arritur ne ploteni, pse te ketë peticion?! As organet komunale, e as BIK nuk jane mbi qytetaret, por ne sherbim te tyre”.

Hamiti thotë se Komuna e Prishtinës dhe Bashkësia Isalame duhet të”.

Hamiti thotë se Komuna e Prishtinës dhe Bashkësia Isalame duhet të çojnë përpara projektin e Xhamisë meqë janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore dhe të mos e ngarkojnë më shumë qytetarët më një problem të paqenë.

“Nuk është e nevojshme qe publikun ta ngarkojmë me nje çështje, e cila është detyre këtyre dy institucioneve zyrtare.  Prandaj, te plotësohet ajo qe nuk është plotësuar ne kete drejtim, nëse veç nuk është plotësuar deri me tani nga te dy palët, e te ecet përpara me realizimin e projektit ne fjale”, ka shtuar ai.