SKERDI, emri tashmë i njohur në industrinë e muzikës shqiptare, së fundmi po shijon suksesin e këngës “FAJE” që e solli në bashkëpunim me Gjikon!

Këngëtari pak minuta më parë publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, teksa është duke shijuar një pije të ftohtë.

E përveç shumë komenteve që erdhën nën fotografinë e tij, njëri ra më së shumti në sy, ai i modeles shumë të famshme Alesia Bami. Pasi Skerdi përshkroi foton me “Vitaminshëm”, Alesia komentoi “Bukurshëm”.

Alesia është njëra ndër modelet më të përfolura në Shqipëri, pasi njihet për format e saj seksi dhe ka mijëra ndjekës në Instagram.

Në anën tjetër, SKERDI, po punon për hite të tjera, të cilat besohen së do të publikohen shumë shpejt!