100 pjesemarrje ne te njejtin turne te Grande Slam: kaq ndeshje kane luajtur ne  Wimbledon Venus Williams dhe Roger Federer.

Amerikania, sipas Federates Nderkombetare te Tenisit, do te luaje sot ndeshjen e 100-te ne turneun londinez, ku do te perballet ne cerekfinale me fituesen e Roland Garros, 20-vjecaren letoneze Jelena Ostapenko.

Para amerikanes jane vetem Martina Navratilova (134 ndeshje) dhe Chris Evert (111).
Venus ka triumfuar ne Wimbledon pese here  (2000, 2001, 2005, 2007 e 2008), ndersa tre here ka qene finaliste (2002, 2003 e 2009). Bilanci i saj ne Championships eshte 85 ndeshje te fituara e 14 te humbura.

Nga ana e tij, Federer do te luaje ndeshjen e tij te 100-te ne Londer neser ne cerekfinale perballe kanadezit Milos Raonic.

Zviceani e ka fituar kete turne shtate here (2003-2007, 2009 e 2012) dhe ka luajtur tre finale (2008, 2014 e 2015). Bilanci i tij eshte 88 fitore e 11 humbje.