Wimbledon” është turneu më magjepsës në historinë e tenisit. Veshja zyrtare e bardhë, druri si pjesë e stolive të fushës dhe tapeti krejtësisht me bar natyral. Por këtë vit, “Wimbledon” po regjistron polemika të mëdha mbi kushtet e këqija të fushave.

Sportistë të njohur ngritën zërin më shumë se asnjëherë tjetër, pas dëmtimit të rëndë të Bethanie Mattek-Sands.

Tenistja amerikane doli nga fusha para pak ditësh mes ulërimave dhe lotëve, kur pritej që të merrte një titull të sigurtë këtë vit në dyshen me Lucie Safarova. Ndërkohë, këtë mesjavë, Kristina Mladenovic kritikoi organizatorët e “Wimbledon”-it.