Tenistja e mirënjohur amerikane, Venus Williams, është kualifikuar në çerekfinalen e turneut Wimbledon. Ajo pas një loje shumë të mirë e mposhti me rezultat 2:0 (6:3, 6:2) kroaten Ana Konjuh.

Amerikania në të dyja setet ka qenë shumë më e mirë e pa vështirësi është kualifikuar më tej. Nga ana tjetër, numrit 1 në botë, gjermanja Angelique Kerber, u mund 2:1 (6:4, 4:6, 4:6) nga spanjollja Garbine Muguruza. Ky eliminim i kushton rëndë gjermanes, që të hënën e ardhshme do të lëshojë kreun.