Vdekja e Dianës, Princeshës së Uellsit ishte një tragjedi që shkatërroi pjesën më të madhe të botës, dhe ndryshoi Britaninë përgjithmonë.

Por për princat William dhe Harry ishte diçka më personale, një histori zemërthyese: nëna e tyre kishte vdekur.

Tani, teksa kujtojnë dhimbjen e përjetuar në 1997, për herë të parë, pas 20 vjetësh, japin një pamje të ndryshme, të cilën shumë njerëz nuk e kanë marrë parasysh.
“Nga njëra anë është vdekja e një nga femrave më të famshme të 30 viteve të fundit të rrëfyer nga dy njerëz mjaft të njohur. Por versioni tjetër i historisë është për dy djem që humbën nënë e tyre. Dhe pavarësisht nga fama e tyre, kjo është diçka që rezonon me të gjithë”, thotë Ashley Gething, producenti që ka intervistuar princat për dokumentarin e ri të ITV.

Global

Vullneti i djemve për të folur për nënën e tyre ka habitur Ashley, por dukej qartë se ata dëshirojnë të bëjnë një program për të.

“Ne menduam të bënim një film mbi punën e trashëguar të Dianës, dhe kjo është aty. Por kur nisëm bisedën në Kensignton Palace, për habinë tonë ata thanë se dëshironin të bënin një film që fliste për vetë princeshën. Dhe kjo doli. Isha e befasuar nga sinqeriteti. Është hera e parë që ata flasin publikisht me detaje për nënën e tyre”, vijon Ashley.

T mobile In article [4]

Për producentin Diana kishte informalitet, ndjeshmëri dhe aftësi për të vënë në dukje hallet e njerëzve dhe për ti ndihmuar ta. “Ajo përdorte përpjekjet e saj për të ndihmuar dhe kuptuar të tjerët, dhe merrte dhe fëmijët e saj me vete. Për shembull, kur ata ishin 12 dhe 10 vjeç, shkuan në një shtëpi për të pastrehët. Nëna e tyre e mbolli këtë farë tek ata”, thotë Ashley.

Për këtë arsye producenti mendon se princat kanë të tjera marrëdhënie me publikun se pjesa tjetër e familjes mbretërore.

“Duke parë se si jetojnë, mendoj se ata janë tepër të lidhur me botën reale. Kush ka qënë anëtari i fundit i familjes mbretërore që ka shkuar në front lufte? Harry në Afganistan. Dhe William përmes punës bamirëse ka takuar mjaft njerëz. Ata janë shumë të lidhur”, vijon Ashley.

Ai thotë se Diana ka injektuar ndershmërinë emocionale tek djemtë e saj.