Më shumë se 21,000 emaile të “verifikuara” që lidhen me fushatën presidenciale franceze të Emmanuel Macron janë publikuar ditën e sotme nga “WikiLeaks”.

Faqja investigative pretendon se dosja e emaileve, që datojnë nga marsi i 2009-ës deri në prill te 2017-ës, janë verifikuar se i përkasin Presidentit francez.

Ajo tha se zotëron 71,848 emaile por se 21.075 prej tyre janë vërtetuar se janë autentike./