Skuadra angleze West Ham nuk është më e interesuar për të arritur marrëveshje me Olivier Giroud, pasi kanë mësuar se sulmuesi i Arsenalit nuk ka treguar interesim për një gjë të tillë, shkruan Sky Sports.

Giroud pritej të largohej nga Arsenal, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet klubit dhe Alexandre Lacazette, dhe West Ham ishte i interesuar të nënshkruajë kontratë me futbollistin francez.

Sidoqoftë, në garë për shërbimet e Giroud vazhdojnë të mbeten Everton, Borussia Dortmund dhe Marseille.