Trajneri i Arsenalit insiston për ta mbajtur sulmuesin kilian.

Arsene Wenger është i bindur se Alexis Sanchez nuk do të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere.

Francezi pohon se ai llogarit në sulmuesin nga Kili dhe përkundër interesimit të Bayern Munich dhe Manchester Cityt ai do të mbetet në Londër.

“Kemi marrë vendim që Alexis të qëndrojë edhe më tutje këtu”, ka thënë Wenger.

“Nuk duam ta shesim pasi ai është shumë i vlefshëm për ne”, ka theksuar trajneri i Arsenalit.

Kontrata e Sanchez me Arsenalin skadon në verën e vitit 2018.